Edi Rama ka thënë se demokracia nuk detyron askënd të hyjë në zgjedhje

Edi Rama ka thënë se demokracia nuk detyron askënd të hyjë në zgjedhje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në komunikimin javor në Facebook, ka folur lidhur me bojkotin e opozitës në parlament dhe për kauzën e saj në protestën e nisur që prej 18 shkurtit, ndërsa deklaratave të kreut demokrat Lulzim Basha se opozita nuk do të hyjë në zgjedhjet e qershorit, u është përgjigjur duke thënë se nuk do të detyrojnë askënd që të hyjnë në zgjedhje nëse nuk duan.

“Sot dua t’iu them me sinqeritet dhe siguri se as SHBA dhe BE nuk e mbështesin protestën e PD, të ngatërrosh mbështetjen për zgjedhjet me marrëzinë e destabilizimit. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh PD dhe lidershipit të saj se ka frikë nga drejtësia, për të mbrojtur gjykatësit nga Vettingu”, tha Rama.

Duku iu referuar deklaratave të kreut demokrat Lulzim Basha se opozita nuk do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit, Rama ka theksuar se “nuk detyrojmë që të hyjnë në zgjedhje nëse nuk duan”.

“Kërcënojnë se nuk futen në zgjedhje, madje do të pengojnë popullin, nuk është dëgjuar askund një budallallëk i tillë.  A është demokratike nëse opozita nuk do zgjedhje? Nuk detyrojmë që të hyjnë në zgjedhje nëse nuk duan. Opozita nuk është monopoli i një partie. PD e katandisur nga një alternativë në çadër kërcënimesh, ndoshta është fundi i kësaj partie”, u shpreh Rama.