Terroristi i njohur nga Venezuela tashmë po mban dy dënime të burgimit të përjetshëm në Francë

Terroristi i njohur nga Venezuela tashmë po mban dy dënime të burgimit të përjetshëm në Francë

Gjykata franceze dënoi Iliç Ramires Sances, i njohur si Carlos Jackal burgim të përjetshëm për sulmin terrorist në Paris, në vitin 1974, në të cilin dy persona humbën jetën dhe 34 të tjerë u plagosën

Terroristi i njohur nga Venezuela tashmë po mban dy dënime të burgimit të përjetshëm në Francë për katër sulme me bomba në këtë vend gjatë viteve 70 dhe 80, në të cilat 11 persona humbën jetën dhe pothuajse 150 u plagosën.

Jackal (67), ndodhet në burgun e Francës që nga arrestimi i tij në vitin 1994.

Ai është i njohur për kidnapimin e ministrit të naftës së OPEC-ut në vitin 1975, pas të cilës ishte pritur si hero kur me pengjet e veta arriti në Algjer, si dhe për kidnapimin e aeroplanit francez në vitin 1976.