Deputeti i PDK-së sot intervistohet nga Specialja

Ferat Shala del para Speciales sot

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferat Shala do të intervistohet sot nga Gjykata Speciale.

Shala është ftuar nga Specialja në janar të këtij viti. Siç ka njoftuar ai, para gjykatës do të dal më 5 shkurt 2020 pra, sot.

Mbi 250 persona tjerë, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të Kosovës janë ftuar gjatë vitit 2019 nga Gjykata Speciale.

Disa prej tyre janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve, por shumë prej tyre ftesën e kanë marrë vetëm si dëshmitarë. Madje janë ftuar edhe disa nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në mesin e tyre edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dikur udhëheqës të UÇK-së./21Media

Back to top button