​Dy trajnerë italianë ndër pretendentët për të zëvendësuar Ten Hag te United

Sipas “The Telegraph”, Thiago Motta dhe Roberto De Zerbi janë ndër kandidatët për të zëvendësuar Erik ten Hag te Manchester United këtë verë.

E ardhmja e trajnerit holandez në “Old Trafford” është e pasigurt pas humbjes 4:0 të së martës ndaj Crystal Palace. Kjo do të thotë se “Djajtë e Kuq” kanë humbur 13 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon, raporton KosovaPress.

Kontrata e Thiago Mottas me Bolognan skadon në qershor, por italiani ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me Juventusin.

De Zerbi, nga ana tjetër, është nën kontratë me Brighton deri në qershor të vitit 2026 dhe ai ka një klauzolë lirimi mes 13 dhe 15 milionë eurosh.

Milani ka qenë gjithashtu i lidhur me ish-mesfushorin italian, por Paulo Fonseca dhe Sergio Conceiçao duket se janë kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Stefano Piolin në sezonin 2024/2025.

Back to top button