Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit

Sot punonjës të stafit të Jumbos, së bashku me fëmijët e tyre vizituan ambjentet e kopshtit
“Gëzimi Ynë” në Mitrovicë.

Tashmë 1 vit pas restaurimit të realizuar nga Jumbo, kopshti “Gëzimi Ynë” nuk është më si në
gjendjen e mëparshme. Falë investimit prej 10,000€ të Jumbos, 200 fëmijët e kopshtit kanë
hapësira të ngrohta dhe të dedikuara për argëtimin e tyre të përditshëm. Tashmë, procesi i tyre
edukativ kryhet në mënyrë më të plotë dhe komode.

Që nga hapja e dyqanit të parë në Fushë Kosovë dhjetë vite më parë, Jumbo ka vendosur
standarde në industri, duke patur rritje të vazhdueshme. Ajo ripohon përkushtimin e saj për të
patur një ndikim pozitiv jo vetëm në ofrimin e produkteve cilësore Europiane për klientët e saj,
por edhe tek komunitetet të cilave u shërben.

Jumbo ka të punësuar rreth 250 punonjës dhe është e pranishme që prej vitit 2014 në Kosovë,
me dyqane në Central Park, Prizren, Albi Mall, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë.

“Sot kaluam një paradite shumë të këndshme me fëmijët e kopshtit “Gëzimi Ynë”. Unë jam
pjesë e Jumbo-s prej dhjetë vitesh dhe jemi të gëzuar që u bëmë pjesë e një prej shumë
projekteve të komunitetit, në të cilat kompania ka investuar.” – shprehet një prej punonjësve te
Jumbo-s.

Në kuadër të përgjegjësisë ndaj komunitetit, projektet e mbështetura nga Jumbo kanë qenë
investime të fokusuara në mirëqenien apo edukimin e fëmijëve dhe investime të ngjashme do të
vijojnë çdo vit. Në bashkëpunim me organizata të njohura dhe me pjesëmarrjen e punonjësve të
vetë kompanisë, Jumbo ka krijuar kushte të përshtatshme edukimi dhe rritjeje për grupmosha të
caktuara ndër vite.

Një tjetër punonjëse e pranishme shprehet se: “Jemi të lumtur që jemi pjesë e angazhimit të
kompanisë për përgjegjësinë ndaj komunitetit. Ishte një moment shumë i bukur, të cilën e ndava
edhe me fëmijët e mi sot, pasi pamë punën e të gjithëve të bërë realitet.”
Jumbo është një markë lider në sektorin e saj, për shkak të gamës së gjerë me mbi 30,000
produkte. Jumbo nuk është vetëm një dyqan që ofron alternativa të pafundme, me çmime të
arsyeshme dhe cilësi europiane, por gjithashtu garanton edhe një eksperiencë të
pakrahasueshme blerje për çdo konsumator.

JUMBO është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të
suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Back to top button