Deri në pesë orë pritje për të dalë nga Kosova

Një numër i madh i bashkatdhetarëve që i vizituan për pushime familjet e tyre në Kosovë, tani kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë.
Hiq më pak se pesë orë janë pritjet në pikën kufitare Merdarë dhe kjo gjendje ishte pothuajse edhe gjatë gjithë natës së mbrëmshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolona në Merdarë ka arritur deri në mijë metër në ora 08:25 të mëngjesit të së dielës.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardh, ku po pritet deri në dy orë për të kaluar kufirin./21Media
Back to top button