IHMK këshillon të shmanget dalja nga ora 10:00 deri në 17:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.
IHMK ka rekomanduar që të shmanget dalja në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në ora 17:00.
“Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button