Sulmuesi i dyshuar ishte paraparë të dëbohej nga Suedia

Sulmuesi i dyshuar ishte paraparë të dëbohej nga Suedia

Personi, për të cilin besohet se ka ndërmarrë sulmin me kamion kundër këmbësorëve në Stokholm, ishte paraparë që të dëbohej nga Suedia, raportuan sot agjencitë e lajmeve. 39 vjeçari nga Uzbekistani dyshohet se është përgjegjës për vrasjen e katër personave dhe lëndimin e 15 personave të tjerë, pas sulmit me kamion.

Policia suedeze gjithashtu njoftoi se sulmuesi i dyshuar, i cili nuk është identifikuar ende, ka qenë adhurues i ekstremistëve, transmeton rtv21.

Kërkesa e tij për azil ishte refuzuar në qershor të vitit të kaluar, njoftuan autoritetet suedeze.

Në ndërkohë, policia në shtetin fqinjë, Norvegji, ka njoftuar se në Osllo ka bërë një shpërthim të kontrolluar të një pajisje, e cila i ngjasonte një bombe dhe se me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

Mjeti u gjet në një lagje të Osllos, në të cilën gjenden disa xhami./21Media