Digjet një shtëpi në Skenderaj

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Klinë e Poshtme të komunës së Skenderajt

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Në profilin e tij në ‘Facebook’, Jashari ka shkruar se në këtë shtëpi jetonin gjashtë anëtarë. “Për fat të mirë lëndime nuk ka marrë askush”.

Në fotografitë e postuara shihen ekipet e zjarrfikësve të cilët janë në vendin e ngjarjes.

“Një zjarr në orët e vona të mbrëmjes ka djegur shtëpinë e banimit të Faik Mustafës nga Klina e Poshtme, por për fat të mirë, as edhe një gërvishtje për 6 anëtarët e familjes. Isha i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe u ndjeva mirë kur kuptova se anëtarët janë shëndosh e mirë, pavarësisht humbjes së madhe të pasurisë së paluajtshme për Faik Mustafën, që e ka krijuar me mund”, ka shkruar Jashari.

Ai ka shtuar se do të bëjnë ç’është e mundur për t’i dalë në ndihmë dhe për të përballuar këtë situatë të vështirë./Kallxo.com

Back to top button