Dikush nuk po do që të pastrohen rrugët në Prishtinë

Kur punëtorët e Komunës së Prishtinës hasin në rezistencë

Bora që ka rënë ditëve të fundit ka bërë që shumë rrugë të jenë vështirë të kalueshme, ndërkohë po intervenohet në pastrimin e tyre.

Ndonëse edhe ketë vit dimri na gjeti jo shumë të përgatitur, prapë se prapë u ndërmorën hapa për pastrimin e rrugëve, shkruan rtv21.tv

Në Komunën e Prishtinës, të mëdhenjtë kërkojnë me ngulm krijimin e kushteve për të ecur lirshëm me makina, fëmijët e kundërshtojnë këtë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti publikoi një fotografi në Facebook, teksa po pastrohen rrugët, por fëmijët në mes tyre po i rezistojnë këtij veprimi.

“Ka kërkesa për heqje të borës, por ka edhe rezistencë… 😂❤”, shkroi Ahmeti në Facebook, duke e cituar zëdhënësin e Komunës së Prishtinës, Adonis Tahirin, i cili të njëjtin përshkrim dhe fotografi e postoi edhe në profilin e tij./21Media

Back to top button