Doganës i funksionon ultimatumi, statusi i tyre nuk do të preket

Kadri Veseli garantoi këtë gjë

Dogana e Kosovës kishte kërkuar nga Qeveria që të kthejë për zyrtarët doganorë statusin e zyrtarit publik të uniformuar dhe të garantojë paprekshmërinë e pagave të tyre nga projektligji për pagat.

Ky ishte një ultimatum i tyre drejt Qeverisë, duke paralajmëruar greva në rast të mos përmbushjes së këtyre dy kërkesave.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e SBAShK-ut, ka deklaruar se statusi i tyre nuk do të preket.

Ende pritet një deklaratë nga përfaqësuesit e doganës që të konfirmojnë nëse është arritur pajtimi mes tyre, apo nëse do të fillojnë grevën./21Media

Back to top button