Drejton autobusin në gjendje të dehur, aksidentohet

Nga ky aksident është lënduar shoferi i autobusit

Dje në fshati Kratina të Leposaviqit një person i nacionalitetit serb nën ndikim të alkoolit prej 2.38 promilëve, ka drejtuar autobusin i cili nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku është ndaluar për shërim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhërua që rasti të shkoj në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button