Ky mjet do të ndihmojë për të identifikuar kërcënimet potenciale

Ky mjet do të ndihmojë për të identifikuar kërcënimet potenciale

Aleanca ushtarake e NATO-s sapo ka marrë në dorëzim dronin e parë spiun të quajtur Global Hawks.

Ky mjet do të ndihmojë komandantët në tokë për të identifikuar kërcënimet potenciale ndaj vendeve të kësaj aleance, me një dron të vetëm i cili mund të shikojë një territor me madhësinë e Polonisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kërkoi nga vendet anëtare që të angazhohen më shumë për NATO-n dhe ky mund të jetë vetëm fillimi. Këto janë dronet e parë të aleancës që do të veprojnë pa një ekuipazh brenda tij.

Global Hawks me bazë në Siçili, mund të udhëtojë përreth gjysmës botës me vetëm një furnizim karburanti dhe mund të qëndrojë në ajër rreth 30 orë duke mbikqyrur. Mund të përshkojë 10.000 milje dhe të fluturojë në një lartësi prej rreth 18km.

Droni përdor radarin dhe sensorin e tij për të fotografuar territorin nëpër të cilin kalon dhe mbikëqyr.Fotografia e kapur nga droni i dërgohet ekipit të stacionit fushor për t’u analizuar.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s,gjatë një interviste për BBC tha: “Inteligjenca, mbikqyrja dhe zbulimi është të kuptuarit se çfarë po ndodh në afërsi të kufinjve tanë. Ne kemi parë forcimin e ushtrisë ruse gjatë viteve të fundit. Ne kemi qenë dëshimtarë si e përdori Rusia këtë ushtri kundër Krimesë dhe se si e aneksoi atë në mënyrë të paligjshme.”

“Nëse do i kishim këto drone në vitin 2014, atëherë do ta kuptonim më mirë se çfarë po ndodhte në Krime”.