Dy makina përplasen, pesë të lënduar

Aksident në Korçë

Dy automjete janë përplasur në aksin Korçë- Maliq duke shkaktuar pesë të lënduar.

Nga informacionet e para aksidenti u shënua rreth orës 14:30 pranë një pike karburanti, në hyrje të Maliqit.

U përplas mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen E.B., dhe mjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin Gj.M,  rreth 26 vjeç.

“Për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjere, konkretisht shtetaset E.T., D.T., të dyja pasagjere në mjetin tip “Golf” dhe shtetasja L.Sh, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”, informon policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Back to top button