Dy të arrestuar për posedim të armëve

Iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,  dhe përdorim i armëve apo mjetit të rrezikshëm’.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 20.01.2020, në Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar një video incizim i cili është shpërnda në rrjetet sociale, se dy të dyshuar me datën 18.01.2020, në fshatin Shkrel në Rugovë-Pejë në një aheng kanë gjuajtur me armë zjarri. Me të marrë informatën e lartcekur, hetuesit e Stacionit Policor Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore për identifikimin rrjedhimisht arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pas identifikimit të personave të dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar:

G. i lindur me (1985) m/k/sh
A. i lindur me (1988) m/k/sh

Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:

një (1) pistoletë e tipit mod. 35. auto, cal 8mm,
një (1) pistoletë P.A.K. model  BLOW TR17, cal 9 mm,
një (1) fishek 9mm.

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh./21Media

Back to top button