​Sveçla u takua me drejtorin e Policisë dhe të IPK-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën dhe Kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj, ku u diskutua mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës

Në këtë takim, sipas njoftimit të MPB-së u diskutua niveli i zbatimit të rekomandimeve, sfidat si dhe strategjia e përbashkët për zbatimin e masave për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së policisë.

Sveçla përgëzoi dy institucionet për angazhimet e tyre deri më tani dhe ofroi mbështetjen e tij të vazhdueshme me qëllim të zbatimit të të gjitha rekomandimeve dhe përmirësimit të performancës së Policisë së Kosovës.

“Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë për Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dy institucione që kanë për qëllim shërbimin në nivelin më të lartë dhe më efikas për qytetarët tanë, garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thekson njoftimi.

Back to top button