Edhe VV bojkoton seancën e sotme, kritikohet PSD-ja

Seanca e jashtëzakonshme pritet të fillojë pas pak

As Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet për dialogun me Serbinë.

Pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për miratimin e rezulutës për dialogun me Serbinë në një konferencë për medie dolën edhe deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca të cilët treguan se VV nuk do të jetë pjesë e seancës.

Deputeteja e kësaj partie, Albulena Haxhiu tha se kjo seancë është e papranueshme dhe VV nuk do të jetë e pranishme.

Deputeti i VV-së Glauk Konjufca gjatë kësaj konference e drejtoi gishtin nga deputetët e PSD-së duke thënë se Partia Social Demokrate doli në momentin e përshtatshëm për ta shpëtuar Qeverinë e tanishme .

“Këtë Qeveri nga rënia e sigurt po e shpëton PSD pasi po behet asistencë me negociatat me Serbinë”, tha Konjufca.

Ai paralajmëroi në ditët në vazhdim qartë do të kuptohet se pse këta njerëz kanë dalë nga LVV, shkruan rtv21.tv.

“Të gjithë ju që keni pas dilemë për daljen enigmatike të këtyre njerëzve do të shihni një skenarë të shkruar pse këtë kanë dal nga VV”, ka paralajmëruar Konjufca duke folur për ish partiakët.

“Ajo që është ma e pakëndshme me i marrë votat në kauzë kundër dialogut me Serbinë dhe pastaj t’i tradhëtojnë votuesit”, u shpreh tutje ai.

Konjufca nuk la pa përmendur edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për të cilin tha që ka përgjegjësi për të gjitha dështimet e Kosovës.

“PSD është shndërruar në patericë të sigurtë të qeverisë sepse Thaçi nuk po mundet të vazhdojë në këtë mënyrë dialogun me Serbinë. Nuk mendoj se dialogu ka mbetë në aftesitë dialoguese të një individu. Është me rendesi të parandalohet një projekt që e ka dëmtu shumë Kosovën. Presidenti Thaçi e ka vë në pikëpyetje shtetin tonë. E ka fut projektin në një çorrsokak. Thaçi mban përgjegjësitë për të gjitha deshtimet, si për Interpol, si për viza si për të gjitha”, tha ai.

VV nuk do të merr pjesë në këtë seancë. Duke thënë se le të shihet sot se kush po bëhet faktori kryesor i mbijetesës së qeverisë Haradinaj.

Mospjesëmarrjen në seancën e sotme e ka konfirmuar edhe LDK-ja./21Media

Back to top button