Kongresisti amerikan Eliot Engel për RTV21

Kongresisti amerikan Eliot Engel deklaroi se miqtë më të mirë të amerikanëve janë shqiptarët. Në intervistë për Radiotelevizionit 21, kongresisti Engel tha se edhe diplomatët amerikanë pajtohen se ekziston miqësi e vërtetë midis Shteteve të Bashkuara dhe shqiptarëve. Kongresisti Engel flet edhe për qeverinë e re të Kosovës dhe bisedën telefonike që e zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti. Ai pohoi se do të vazhdojë mbështetja amerikane për Kosovën. Kongresistin Engel e intervistoi korrespondenti ynë në SHBA,  Halil Mula./21Media