Osmani takon Bushin, e cilëson mik dhe mbështetës të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-presidentin amerikan, George Bush, të cilin e cilësoi mik dhe mbështetës të popullit të Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga vetë Osmani e cila u shpreh se Bush është lajmëtari i pavarësisë, duke cituar thënien e tij “Mjaftë është mjaftë, Kosova është e pavarur”.

“‘Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane. Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë qendrore të shënimit të 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë në SHBA.

Back to top button