Me Ftesë zyrtare të drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit ‘Risto Siskov’ në Strumicë të Maqedonisë - Teatri Kombëtar i Kosovës, ka pas nderin të hap Edicionin e 25-të të këtij eventi me shfaqjen ‘Eshtrat që vijnë vonë’ të Teki Dërvishit

Me Ftesë zyrtare të drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit ‘Risto Siskov’ në Strumicë të Maqedonisë – Teatri Kombëtar i Kosovës, ka pas nderin të hap Edicionin e 25-të të këtij eventi me shfaqjen ‘Eshtrat që vijnë vonë’ të Teki Dërvishit

Këtë festival të rëndësishëm ndërkombëtar i cili është mbajtur me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, e ka hapur Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, z.Zoran Zaev.Të pranishëm në shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ishin edhe Ministri i Kulturës të Republikës së Maqedonisë, ambasadorë të akredituar dhe personalitete rajonale e ndërkombëtare të botës së teatrit. Shfaqja kosovare ‘Eshtrat që vijnë vonë me tekst të Teki Dërvishit e regji të Martin Kochovskit, u përcoll nga një publik i zgjedhur prej më shumë se 700 vetash. Në tryezën e rrumbullakët të organizuar me rastin e premieres kosovare, kritikë eminent të rajonit, vlerësuan lartë shfaqjen e TKK-së, tekstin, regjinë, ansamblin, strukturën dhe gjuhën avangarde të shfaqjes.

Megjithatë, në mediat e instrumentalizuara nga ekstremi shovinist , media të oligarkive të deplasuara politike të dedikuara për të prodhuar ‘fake news’, shfaqja kosovare u cilësua si projket që promovon ‘Shqipërinë e madhe’. Në përfundim të festivalit, juria shtatë antarëshe, në krye me Zija Sokoloviqin nga Bosnja dhe dramaturgun e njohur bullgar Stefan Jankov, i ndau katër çmime autoriale për shfaqje kosovare: Eshtrat që vijnë vonë, ka fituar çmimin për:

Tekstin më të mirë – Teki Dërvishi

Regjia më e mirë – Martin Kochovsky

Kostumet më të mira- Juliana Nojman

Koreografia më e mirë

Vitin e kaluar shfaqja ‘Eshtrat që vijnë vonë’ kishte fituar Gran Prix /Çmimin e madh/ të Festivalit Evropian të Teatrit në Bukuresht të Romanisë.