“Eurosig Kosova” një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj

Thaçi dekoroi këtë kompani me “Medaljen e Mirënjohjes”

Në kuadër të manifestimit në 10 Vjetorin të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës organizoi konferencë me akterët relevant për të shpalosur të arriturat dhe sfidat e dekadës së Pavarësisë.

EUROSIG Kosova, pjesë e EUROSIG Group, u dekorua me “Medaljen e Mirënjohjes”, nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si një nga Kontribuesit dhe Tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të mirë në ekonominë e Kosovës.

Çmimi u tërhoq nga Presidenti i EUROSIG Group Kadri Morinaj.

Për të shënuar një dekadë të kontributit të sektorit privat në ndërtimin e shtetit, Oda Ekonomike e Kosovës ka organizuar një aktivitet gjithëpërfshirës, me akterët kryesor të proceseve zhvillimore, nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi./21Media

Back to top button