Pas 3 orësh, përfundon protesta e opozitës para bashkisë në kryeqytet

Përfundon protesta e opozitës para bashkisë Tiranë.

Protesta ka përfunduar pas 3 orësh, ku nuk munguan episodete e dhunshme, me bomba molotov, brohoritje dhe përplasje me efektivët e policisë.

Protesta para bashkisë së Tiranës, e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Teatrin eskaloi edhe sot në episode të dhunshme.

Më herët protestuesit hodhën bomba molotov para bashkisë, ndërsa pati përplasje mes policëve dhe pjesëmarrsve në protestë.

Ndërkohë këshilltarët e opozitës kërkuan mënyrë për të hyrë brenda ambienteve të bashkisë për mbledhje.

Ata kërkuan që të futen në godinë duke i bërë thirrje policisë që të lirojnë rrugën, por nuk u lejuan.

Protesta para bashkisë bëhet lidhur me dosjen “5D”, ku SPAK nisi hetimet për disa ish-zyrtarë dhe drejtorë të cilit kishin abuzuar me postin e tyre.

Kjo ishte protesta e katërt në radhë që u zhvillua para godinës së bashkisë në kryeqytet, ndërsa protestuesit kërkuan me ngulm dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Policia e shtetit ka bërë disa arrestime për shkak të episodeve të dhunshme në protestat e kaluara./vizionplus.tv

Back to top button