Ministrat e financave të eurozonës sot do të mbajnë takim në Bruksel

Ministrat e financave të eurozonës sot do të mbajnë takim në Bruksel

Në këtë takim pritet të gjendet dalje nga qorrsokaku lidhur me planin për shpëtim të Greqisë, në virgjilje të disa zgjedhjeve të rëndësishme në Evropë të cilat do të mund të reflektojnë mbi problemin grek.

Negociatat midis Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtarë – BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tanimë disa muaj janë në ngecje që shkakton nervozizëm në tregjet financiare.

Qeveria greke javën e kaluar njoftoi se pret që në takimin e sotëm në Bruksel të arrihet “zgjidhje parimore politike” midis Athinës dhe kreditorëve, ndërsa një përfaqësues i Brukselit theksoi se në rast më të mirë mund të pritet “marrëveshje kohore”.

Disa media greke, konsiderojnë se marrëveshja në virgjilje të takimit ministror të Eurozonës tanimë është arritur, duke pasur parasysh se javën e kaluar drejtoresha e FMN-së, Kristin Lagard dhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe për zhvendosje të çështjes për lehtësim të borxhit grek për vitin e ardhshëm, gjegjësisht pas zgjedhjeve në Gjermani.