FBAK dënon sulmin ndaj kryetarit Arben Lila

FBAK  dënoi fuqishëm sulmin e djeshëm fizik ndaj kryetarit të FBAK-ut në Aeroportin “Adem Jashari”

Federata Bjeshkatare dhe Alpiniste e Kosovës (FBAK) në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, dënoi fuqishëm sulmin e djeshëm fizik ndaj kryetarit të FBAK-ut në Aeroportin “Adem Jashari” dhe reagon ashpër ndaj deklaratave të pavërteta të plasura dje në media në lidhje me administrimin e fondeve për projektin e ekspeditës së ngjitjes në majën “Mont Everest”.

Siç njofton FBAK, dje një pjesë e kryesisë së FBAK-ut dhe kryetari Arben Lila, dolën në Aeroportin e Prishtinës për t’i përcjellë dy alpinistët nga Klubi Alpin Prishtina (KAP) për në Nepal, ku do të synojnë ngjitjen në majën Everest.

“Me atë rast gjatë përcjelljes, kryetari i FBAK-ut u sulmua fizikisht nga një anëtar i KAP-it. Kryesia e Federatës e konsideron këtë akt, si një akt të ulët dhe sulm ndaj Komunitetit bjeshkatar dhe sportit kosovar në përgjithësi”, thuhet në reagimin e FBAK-ut.

Back to top button