Në përpjeke për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje

Në përpjeke për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje

Filloi takimi mes Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Albin Kurti në takim hyri në shoqëri të Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut dhe zyrtarëve të tjerë të LVV-së, kurse Isa Mustafa është shoqëruar nga nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani.

Në lidhje me marrëveshjen, Kurti deklaroi se është optimist, por se nuk varet gjithçka nga ai.

“Nuk varet nga unë, vullneti ekziston, mundësitë janë dhe shpresoj që tashmë që kanë rifillua bisedimet do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes”, tha Kurti

Të pyetur nga RTV 21 se a do të arrihet marrëveshja Isa Mustafa për RTV 21 tha se po hyjnë brenda për të biseduar, ndërsa Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje është shprehur opitmiste.

Ky takim vjen pas takimi të djeshëm që zgjati tri orë por që nuk pati ndonjë rezultat konkret./21Media