Fillojnë negociatat për Brexit

Kanë filluar negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga BE

Negociatori evropian, Michel Barnier filloi sot negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, në prani të ministrit britanik, David Davis në Bruksel.

Këto bisedime vijnë gati një vit pasi britanikët tronditën botën duke votuar largimin nga BE-ja.

Që nga zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë më 8 qershor, kryeministrja Theresa May ka pasur presion që të ketë kujdes në qasjen e qeverisë ndaj Brexitit dhe të favorizojë ruajtjen e lidhjeve të ngushta me tregun evropian./21Media

Back to top button