Fillon protesta në Ferizaj

Protestohet kundër përdhunimit të të miturës në Drenas

Në Ferizaj ka nisur marshi protestues i organizuar nga shoqëria civile lidhur me rastin e fundit në Drenas.

Protestuesit fillimisht do të qëndrojnë para ish-objektit të Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ditë më parë u mbajtën protesta edhe në Prishtinë, e Drenas, si shenjë revolte ndaj rastit të fundit që ka ndodhur në Drenas.

Më 5 shkurt në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë.

Mësimdhënësit dhe policit që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ndërkohë që gjinekologu është në arrest shtëpiak./21Media

Back to top button