Sipas Ismailit sot për herë të parë, po bëhet politikë qysh bëhet politika

Sipas Ismailit sot për herë të parë, po bëhet politikë qysh bëhet politika

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka arsyetuar votën pro buxhetit 2019 si diçka të mirë për Kosovën.

Ai ka thënë se Partia e Shpend Ahmetit po tregon se si bëhet politika në Kosovë.

“Sot poashtu i rriten pagat punëtorëve në sektor publik, e i zvogëlohen politikanëve. Sot kompetencat për dialogun i kalojnë Kuvendit të Kosovës. Sot bëhet komisioni që ka me punue për me i zgjidhë problemet e pensioneve. Sot, për herë të parë, po bëhet politikë qysh bëhet politika: jo për terminale, pozita ambasadoriale, ose për inate personale, por për mirëqenien e qytetarëve të këtij vendi të vogël, që deri tash në kurriz i bartën krejt vendimet e mbrapshta të njerëzve vetjakë”, ka shtuar Ismaili në “Facebook”.

Shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo ishte një ndër kushtet e PSD-së për votimin e buxhetit 2019./21Media