Fondi pensional në kontekstin e dialogut Kosovë – Serbi

Prezantohet analiza lidhur me çështjen e statusit të fondit pensional

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale sot nga ora 13:00 organizon tryezën e diskutimit lidhur me “Statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi”.

Në këtë tryezë do të bëhet edhe prezantimi i një analize lidhur me këtë çështje.

Sipas Shoqatës së Pensionistëve, në periudhën kur në mënyrë joligjore është marrë Fondi Pensional nga ana e Serbisë, numri i pensionistëve ishte llogaritur të jetë më shumë se 89 mijë.

Ndërkaq, aktualisht llogariten se janë mbi 50 mijë pensionistë, të cilët presin realizimin e të drejtës së tyre për kompensim.

Shuma e Fondit Pensional të Kosovës, i cili është marrë nga Serbia, arrin vlerën deri në dy miliardë euro.

Back to top button