Franca kërkon forcimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore

Delattre: Jemi në favor të rezulutës së re

Franca sot i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të miratojë një rezolutë të re për të forcuar sanksionet kundër Koresë së Veriut, pasi që vendi lansoi raketën e tij të parë balistike ndërkontinentale.

“Ne jemi në favor të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit, e cila do të mbështesë në mënyrë të qartë forcimin e sanksioneve kundër regjimit të Koresë së Veriut”, tha ambasadori francez Francois Delattre në OKB, ndërkohë që përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit u mblodhën në një seancë të jashtëzakonshme për Korenë e Veriut, transmeton AFP.

Back to top button