FSK parakalon për herë të parë si USHTRI

Kosova feston përvjetorin e pavarësisë

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ceremonia e parakalimit të FSK-së për herë të parë si ushtri fillojë me një minutë heshtje për nder të të rënëve për liri.

Parakalimi po bëhet në sheshet kryesore të Prishtinës, duke filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri të Sheshi “Ibrahim Rugova”.

Në një fjalë rasti i pari i shtetit, Hashim Thaçi tha se ushtarët janë krenaria e Kosovës.

“Para nesh kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë. Vendimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës ishte i drejt , legjitim dhe mesazh historik”, tha ai.

 

Përveç liderëve shtetëror dhe ambasadorëve edhe qytetarë të shumtë tanimë janë grumbulluar në sheshet e kryeqytetit për të parë nga afër parakalimin e ushtrisë.

Ushtria e Kosovës u formua më 14 dhjetor të vitit 2018./21Media

 

Back to top button