Futbollistët e Kombëtares gëzuan fëmijët në QKUK

“Babagjyshërit” e Kombëtares do të vijnë në qytetin tuaj

Grupi i tifozëve “Dardanët” në kuadër të kampanjës “Për njëri-tjetrin” sot ka gëzuar fëmijët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Dardanët” sot kanë shpërndarë dhurata për të gjitha repartet e Klinikës së Pediadrisë në QKUK, shkruan rtv21.tv

Së bashku me tifozët, siç ka bërë të ditur faqja “Dardanët”, pjesë e aktivitetit ishin edhe disa nga lojtarët e kombëtares së Kosovës.

“Së bashku me Valonin, Milotin,Lirimin dhe portierin Visar Bekaj, shpërndamë dhurata në Klinikën Pediatrike (në të gjitha repartet) në QKUK”, ka shkruar faqja “Dardanët” në facebook.

Kampanja “Për njëri-tjetrin”, siç bëhet e ditur do të vazhdojë deri të hënën në të gjitha qytetet e Kosovës./21Media

Back to top button