Gashi ka një premtim për personat me nevoja të veçanta

Sot shënohet dita e personave me nevoja të veçanta

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta me moton “Me mbështet për të patur një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse & “Njih aftësitë e mia”.

Me këtë rast, ministri Gashi ka thënë se personave me nevoja të veçanta duhet t’iu kushtohet rëndësi e veçantë dhe t’iu mundësohet përfshirja e tyre në shoqëri dhe në punë.

“Ky organizim është shumë i veçantë sepse kemi mbledhur në këtë aktivitet shumë persona të veçantë, për cilët shteti i Kosovës dhe Ministria e Sportit janë të përkushtuar që t’iu mundësoj të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës e veçanërisht në aktivitetet sportive ” ka deklaruar ministri Gashi.

Ndryshe, Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1992 kishte shpallur 3 Dhjetorin – Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi të kufizuara.

Back to top button