Gjermania jep edhe 2 milionë euro për qeverisje të mirë

Hamza shprehet i kënaqur me ndihmën e Gjermanisë

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë nënshkruan marrëveshjen implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se Gjermania po vazhdon të ndihmojë shtetin e Kosovës me taksat e saj. Hamza tha se sot nënshkruan një marrëveshje për fazën e katërt të qeverisjes së mirë, vlera e së cilës është 2 milionë euro. Kjo marrëveshje e bërë 10 vjet më parë ka dhënë rezultate të mëdha sa i takon rritjes së llogaridhënies dhe transparencës.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held tha se fazat e më hershme të kësaj marrëveshje e kanë rritur llogaridhënien e ekzekutivit. Ai tha se përmes kësaj faze do të vijnë instrumente të tjera që edhe tutje do të kontribuojnë në rritjen e llogaridhënies së ekzekutivit dhe transparencës së parlamentit. Ambasadori gjerman tha se duhet të punohet më shumë në ATK që të rritet besimi i tatimpaguesve.

Back to top button