Hahn me Thaçin diskutuan për perspektiven evropiane të Kosovës

Komisioneri i BE-së dhe presidenti i vendit u takuan në Forumin Ekonomik Botëror

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.

Me këtë rast presidenti i vendit është takuar me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Pas këtij takimi të mbajtur, Hahn ka shpërndarë një fotografi së bashku me Thaçin që është shprehur se është kënaqësi të takohesh me presidentin Thaçi.

“Kënaqësi të takojë presidentin Hashim Thaçi në Davos. Ne diskutuam për perspektiven e Kosovës dhe rrugën përpara për dialogun me Serbinë. Është në interesin gjeopolitik dhe ekonomik të BE-së që të ketë rajonin më afër”, ka shkruar komisioneri i BE-së./21Media

Back to top button