Hamidi flet për emërimet në AKI

“Emërimet e fundit në AKI janë tërësisht politike dhe me të cilat duhet të merret Qeveria e re”

Lavdim Hamidi nga FrontOnline, ka thënë se zhvillimet e fundit në AKI mbetën nën hije të tërmetit që goditi Shqipërinë.

“Emërimet e fundit në AKI janë tërësisht politike dhe me të cilat duhet të merret Qeveria e re. Nuk guxojmë që të kemi në hierarkinë e lartë të një institucioni kryesor të sigurisë në vend njerëz që shkojnë nga politika aty dhe kjo nguti për të emëruar ishte si duhet aksham pazari i kësaj Qeverie, pasi që AKI-ja ka muaj që nuk ka inspektor të përgjithshëm, ndërsa momentet e fundit vendosën me zgjedh”, ka thënë Hamidi në emisionin “Click” të RTV21.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin ka emëruar Kreshnik Gashin në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së./21Media

Back to top button