Ndërpritet konferenca STEMinists’24, protestuesit kërkojnë përgigje për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi

Është ndërprerë konferenca e STEMinists’24 sapo Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi mori fjalën.

Rektori Qerimi u ndërpre nga një grup aktivistësh të cilët ia drejtuan pyetjen se pse ai nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me rastin e profesorit Xhevat Krasniqi që është denoncuar për ngacmim seksual.

“Pse nuk e keni fol asnjë fjalë publikisht për mbështetje, ju jeni edhe profesor. Jeni tu na rrejt në sy rektor”, u shpreh njëra nga aktivistet.

“Kam marrë një vendim për vendimin e përkohshëm të profesorit”, u shpreh Qerimi.

Fjalën pastaj e mori e para e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila u shpreh se rektori ka marrë vendim për suspendimin, derisa u bëri thirrje të pranishmëve që t’ua lirojnë sallën që ta vazhdojnë konferencën.

“E çmoj qe jeni të zëshëm për një temë kaq të rëndësishme. Si ministre ju mbështes. Edhe një rast i vetëm është i patolerueshëm. Rektori ka marrë vendimin për suspendimin, profesori është i suspenduar”, u shpreh ajo.

Kjo konferencë u mbajtë me qëllim që të mbledhë gratë dhe vajzat nga fushat STEM që të shpalosin arritjet e tyre.

Back to top button