Hamidi: Koalicioni i shpresës, po shndërrohet në një koalicion të zhgënjimi

Sipas Hamidit, nëse vendi shkon në zgjedhje dy subjektet politike nuk do dalin mirë

Lavdim Hamidi nga FrontOnline, në emision debatues “Click” të RTV21, ka thënë se është për t’u çudiur se si dy parti opozitare pas bisedimeve që disa muaj nuk po arrijnë një marrëveshje.

Për tu çuditur se si dy partie opozitare bashkëpunuan më shumë se dy vjet bashkë, folën për disa muaj për harmonizim të progoramit qeveritar, dhe tash po del se e gjithë problematika është te pazaret për postet politike për çka spo merren vesh. Ata u qujatën koalicioni i shpresës, në fakt për shkak të dështimit të marrëveshjes po shndërrohet në një koalicion të zhgënjimit për qytetarët e Kosovës dhe nese nuk arrihet një marrëveshje për bashkë qeverisje dhe nese vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme atëherë besoj dy subjektet politike nuk do të dalin mirë në zgjedhjet e ardhëshme, dhe karkulimi i tyre se ndoshta fajin do ia hedhin njëra-tjetërs është gabim pasi që qytetarët i kanë besuar atyre subjekteve politike i kanë dhënë votën me 6 tetor dhe shpresojnë që ta kenë një qeveri sa më shpejt”, ka thënë Hamiti.

Tutje Hamidi, ka theksuar se nuk duhet humbur kohë sa i përket marrëveshjes së dy subjekteve, pasi që Kosova mund të përballet me një krizë buxhetore sepse ende nuk ka buxhet për këtë vit.

Ndërkohë, sot në orën 15:30 janë takuar lideri i VV-së, Albin Kurti dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Takim ky që zgjati rreth dy orë, mirëpo përfundoi pa marrëveshje. /21Media

Back to top button