Hamza tregon çka ndodh me pagesat nëse buxheti s’kalon

Hamza shpreson që buxheti nesër do të kalojë

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se nëse nuk kalon buxheti në seancën e nesërme, atëherë në fund të muajit shkurt nuk mund të bëhet asnjë pagesë, përveç borxheve.

“Dëshiroj me qenë pozitiv që buxheti do të kalojë. Janë kryer të gjitha proceduarat. Komisioni për legjislacion pritet të mbajë mbledhje dhe të krijohen kushtet që të futet në seancë. Në situatën hipotetike, nëse nuk kalon, asnjë pagesë nuk mund të bëhet në shkurt përveç borxheve. Besoj do të jenë numrat për votim”, ka thënë Hamza para gazetarëve.

Ndryshe, projektligji për buxhetin e këtij viti që parashihet të jetë 2.3 miliardë euro është votuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit në fund të vitit 2018. /21Media

 

 

.

Back to top button