Haradinaj: 2019-ta edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë

Haradinaj flet për sfidat e 2019-tës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një video-mesazhi i ka uruar Vitin e Ri qytetarëve të Kosovës.

Duke folur për vitin që po e lëmë pas, Haradinaj tha se nuk ka qenë i lehtë për të.

“Po mbyllet edhe një vit, viti 2019, një vit jo i lehtë për të gjithë ne. Sytë, zemra edhe menja e jon çdo herë ka qenë në tema të rëndësishme. Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë, kemi rënë në ato sfida që na testuan edhe dorëheqja, edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovën, test për demokracinë për të gjithë ne. Por e kaluam me sukses. Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshëm. Sot ne mund të themi se kemi pavarësi energjetike, sot ne mund të themi se Trepça e resurset janë të Kosovës, mund të themi se jemi më të fortë në siguri, rend dhe ligj. Policia, ushtria, AKI dhe gjyqësori janë më të qëndrueshëm”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu i ka falënderuar ata që janë në punë sot.

“Ju uroj një vit më të lumtur, por gjithashtu i falënderoj edhe ata që janë në punë sot jo vetëm mjekët, zjarrfikësit jo vetëm gazetarët por të gjithë ata që na mundësojmë të kalojmë një ndërrim të moteve më të mirë”, ka thënë  Haradinaj./21Media

Back to top button