Seancë e jashtëzakonshme për tarifën

Seancë e jashtëzakonshme për tarifën

Sot duke filluar nga ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme, e inicuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, si dhe me mbështetje të partive tjera opozitare ku do të diskutohet për tarifën 100% mbi produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se është nën përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurtit që të jetë i pranishëm në seancë.

Haradinaj thotë se presin që Kurti të jetë në seancën e jashtëzakonshme dhe të përballen me të për taksën.

“Po, natyrisht, ajo është përgjegjësi e tij dhe është obligim kushtetues me qenë, tash a vjen apo jo, është çështje krejt tjetër”, theksoi Haradinaj.

RTV21 do ta transmetojë drejtpërdrejt këtë seancë në kanalin kryesor dhe në portalin www.rtv21.tv./21Media