Haradinaj: Marrëveshja e linjës ajrore nuk ndryshon statusin e Kosovës

Nuk është kthim prapa as në sovranitet as në pavarësinë e Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pas mbledhje së qeverisë së Kosovës, foli edhe për marrëveshjen për linjën direkte ajrore Kosovë- Serbi.

Ai tha hapësirën ajrore e menaxhon NATO dhe se kjo marrëveshje nuk e ndryshon statusin e Kosovës. Haradinaj deklaroi se një gjë e tillë nuk e heq as taksën 100%.

“Hapësirën tonë ajrore ende nuk e kemi tonën, për shkaqe të sigurisë. ”, deklaroi ai

“Nuk është kthim prapa as në sovranitet as në pavarësinë e Kosovës, është gjuhë e biznesit”, tha Haradinaj.

I pyetur se a do të munden qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë me pasaporta, Haradinaj deklaroi se është herët të flitet për këtë./21Media

Back to top button