Haradinaj: Miratim i rezolutës hap tejet i rëndësishëm

Haradinaj falënderon deputetët që votuan pro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur si hap të rëndësishëm miratimin e rezolutës së propozuar nga PSD- ja për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka ftuar gjitha partitë politike e shoqërinë civile që t’i bashkohen këtij procesi, shkruan rtv21.tv.

Kosova duhet të dialogojë me Serbinë, në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve dhe përmbylljes së shumë temave të hapura.

Miratimi në Kuvendin e Kosovës i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional.

Me veprimin e sotëm, këtij procesi i qasemi më të përgatitur, më të përgjegjshëm dhe më legjitim.

Falënderoj të gjithë deputetët që ishin ne sallën e Kuvendit dhe të gjithë ata që votuan PRO.

Ftoj të gjitha partitë politike, shoqërinë civile, organizatat dhe personalitete të tjera të rëndësishme t’i bashkohen këtij procesi, për ta përfunduar dialogun me një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në Librin me shumë kapituj të propozuar javën e kaluar dhe duke e finalizuar me njohje reciproke.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot, Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën e propozuar nga PSD-ja mbi procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë. Rezoluta ka kaluar me vota 59 pro dhe 2 abstenime nga 61 deputetë sa votuan. Deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes në shenjë të kundërshtimit të kësaj rezolute./21Media

Back to top button