Haradinaj: Na mërzit ikja e të rinjve, por mirë që po gjejnë punë diku

Kryeministri largimin qytetarëve e quan zgjidhje për ata që janë të papunë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media sot ka komentuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për ikjen e të rinjve nga Kosova.

I pari i Qeverisë tha se ikja e tyre na mërzitë, por nëse janë të papunë e gjejnë punë diku tjetër është e arsyeshme.

“Ajo është një zgjidhje për ata që janë të papunë është e arsyeshme. Por detyra jonë është që me hap vende të punës, ne veprojmë dhe operojmë në realitete tona. Është e pamundshme me zgjidh papunësinë, masa më e mirë është zbatimi i politikave, me lehtësu zhvillimin prodhimin, këto si qeverisje i ndërmarrin, ideja e lëvizjes ata kthehen, qe gjejnë vende punë është mirë, kur shkon një qytetar prej ktuhit e ndihmon familjen, po çka t’i bojm tash.. Normal qe na shqetëson, na mërzit, po papunësinë e 20 vjete, Nëse dikush mund të zgjidhë këtë çështje le të urdhërojë ta marrë vendin tim. Por ne po punojmë që kjo të ndodhë”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit tha se tani nuk mund të bëjnë asgjë lidhur me këtë dhe se është e vështirë të ndalën njerëzit.

“Ne i përcjellim statistikat dhe e shohim se çfarë po ndodhë. Sot s’mund të bëjmë asgjë. Është e pashmangshme kur i ofrohet një vendi integrimi në Evropë. Oferta më e mirë në treg fiton, e është e vështirë të ndalësh njerëzit. Bullgarisë i kanë ikur 1 milion njerëz për shkak të kësaj”, ka thënë ai./21Media

 

Back to top button