Haradinaj: Nga sot, Kosova dhe Gjermania më afër se asnjëherë më parë

Gjermania heq Kosovën nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë

“Nga sot, Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë”, kështu ka vlersur kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ai tha se Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz), duke thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve.

“Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike, dhe thellon raportet tona ndërshtetërore. Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe Kancelares Merkel”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./21Media

Back to top button