Haradinaj: Linja ajrore nuk cenon pavarësinë e Kosovës, nuk ndërlidhet me taksën

Haradinaj: Linja ajrore nuk cenon pavarësinë e Kosovës, nuk ndërlidhet me taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se marrëveshja ajrore mes Kosovës dhe Serbisë nuk e cenon sovranitetin dhe pavarësinë e vendit tonë dhe se kjo marrëveshje nuk e largon taksën 100 për qind dhe nuk ndërlidhet me të. Pas mbledhjes që qeverisë në detyrë, Haradinaj foli edhe për gjendjen aktuale politike, ku përsëriti se AAK do të qëndrojë në opozitë dhe se nuk do t’i bashkëngjiten Lëvizjes Vetëvendosje në qeverisje. Krahas saj Haradinaj tha se nuk është takuar as me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.(Teksti- Kujtesa Bajrami-Fana, kamera- Sejdi Canolli )./21Media