Haradinaj: Shfrytëzojeni këtë kohë që t’i plasoni idetë tuaja

Hoxhaj: Kosova u bë shtet, falë ngritjes së diasporës.-Heldt: Ka një përmirësim  të ambientit të të bërit biznes

Në hapje të  “Javës së bizneseve të diasporës” u mblodhën  rreth 200 afaristë nga 11 shtete të ndryshme të botës, ku  morën pjesë edhe zyrtarë të lartë vendës e ndërkombëtar. Kryeministri Ramush Haradinaj u premtoi përkrahje të pa rezervë afaristëve nga diaspora ndërsa i porositi ata të krijojnë lidhje të reja biznesore.  Ambasadori  i Gjermanisë në Kosovë, Kristian Heldt,  tha se falë kontributit të diasporës,  në Kosovë u shënua progres ekonomik./21Media

Back to top button