Haradinaj: Taksa dhe dialogu do të sjellin njohjen reciproke

“Ne e përmbyllim këtë vit më procese të konsoliduar”

Në takimin përmbyllës të fundvitit që ka organizuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj ka thënë se ky vit po përmbyllet me disa vendime jetike të përfunduara që e fuqizojnë shtetin e Kosovës.

Sipas të parit të AAK-së dhe të qeverisë, dialogu dhe taksa do të bëjnë që vitin e ardhshëm të arrihet ajo që ka munguar që dhjetë vite, siç thotë, njohja reciproke me shtetin fqinjë, Serbinë.

“Vendimet jetike për vendin, ne e përmbyllim këtë vit më procese të konsoliduara, kemi marr dy vendime që na fuqizojnë. Tjera është përfaqësimi në dialog. Taksa dhe dialogu i përfaqësuar, ju siguroj që ia jap Kosovës at që i ka munguar që dhjetë vet, njohja reciproke ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai është shprehur se gjërat tani më kanë ndryshuar për Kosovën, sipas tij nëse para një viti ka pas njerëz që kanë menduar që pavarësia e Kosovës nuk do të jetësohet, sot është më ndryshe.

Ushtria, sipas Haradinajt është po ashtu një arritje e madhe, siç thotë ai, përmes saj është përmbyllur shtetësia e Kosovës.

Ndërsa, në lidhje me vizat, tha se kemi një telashe për BE-në, pasi është dashur me udhëtuar lirshëm tash. Haradinaj ka pohuar se populli i Kosovës e meriton dhe ka drejtë të lëviz brenda zonës shengen.

Kurse për Gjykatën Speciale, Haradinaj ka thënë se askush nuk e turpëron vetën, të gjithë kokë lartë t’i përgjigjën çfarëdo ftese.

Back to top button