Haziri: Erzeni është Holyfieldi shqiptar

U organizua pritje për Erzen Rrustemin

Pas pritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit është organizuar një mbrëmje muzikore, në nderim dhe falënderim për boksierin Erzen Rrustemi, i cili u kurorëzua me titullin e kampionit të botës një javë më parë.

I pari i gjilanasve, Lutfi Haziri, para mijëra qytetarëve e ka quajtur Erzen Rrustemin Holyfieldi shqiptar.

“Sot jemi këtu për ta uruar Erzenin për titullin sepse një ditë edhe Holyfield, do t’i adresohet si legjendë botërore e boksit, si njeri që do të sjellë edhe tituj tjerë. Erzenin para 10 muajve e kemi shpallur ‘Nderi i Qytetit’ të Gjilanit, por nga ky vit ai është edhe nderi i kombit dhe i shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë Haziri.

Kurse, kampioni Erzen Rrustemi tha se ndjehet shumë krenar për pritjen që i ka bërë kryetari Haziri dhe gjilanasit.

“Jam shumë krenar për këtë pritje kaq madhështore. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj kryetarin Lutfi Haziri, i cili po punon shumë për Gjilanin dhe ky fakt mua më nderon jashtëzakonisht shumë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ua paça për borxh gjithmonë”, tha Rrustemi./21Media

Back to top button