Kaos në rrugët e Londrës

Protesta, përleshje, arrestime

Në Londër njëkohësisht po mbahen protestat e të djathtës ekstreme dhe antifashistëve, ndërsa pas përleshjes së dy grupeve të demonstruesve policia ka arrestuar 14 persona.

Siç transmeton AP, policia e Londrës ka vendosur kushte të posaçme për marshin dhe mitingun, të cilin e kanë organizuar e djathta ekstreme, partia politike “Britain First” dhe Lëvizja “Liga e Mbrojtjes së Anglisë”, duke i përshkruar si marsh kundër terrorizmit.

“Së bashku do të dëshmojmë se as tash e asnjëherë nuk do t’i frikësohemi terrorizmit dhe terroristëve”, ka njoftuar Liga në Facebook.

Jo shumë larg demonstruesve që përkrahin të djathtën ekstreme, po mbahen kundër-demonstrata të organizuara nga grupi anti-fashist “Të bashkuar kundër fashizmit”.

Demonstruesit janë mbledhur në sheshin “Trafalgar”, prej nga janë përhapur edhe në rrugët përreth.

Policia ka vendosur pengesa në përpjekje që të mbajë pjesëmarrësit e të dyja grupeve të ndara.

Protestat pasojnë dhjetë ditë pas sulmit në Londër, në të cilin u vranë katër persona, kur Halid Masud shkeli tre persona në urën Vestminster, ndërsa më pas theri me thikë një polic para ndërtesës së parlamentit britanik./21Media

 https://youtu.be/KfplnkD3H_M
Back to top button